Real Madrid nuk e do më, ofertë 120 mln euro për Enzo Fernandez nga një tjetër klub i madh

23 Korrik 2026
18:09
Telesport
back button

Pavarësisht se gjatë gjithë vitit është përfolur shpesh për një transferim të mundshëm të Enzo Fernandez drejt Real Madridit këtë verë, kjo gjë nuk do të ndodhë. Me ardhjen si trajner të Jose Mourinho, klubi madrilen është tërhequr përfundimisht nga ideja për Enzo Fernandez, duke shqyrtuar alternativa të tjera për mesfushën.

Megjithatë, interesi për mesfushorin argjentinas vazhdon të jetë shumë i madh. L’Equipe zbulon se PSG do të dërgojë shumë shpejt një ofertë zyrtare në drejtim të Chelsea-s për transferimin e Enzo Fernandez. Shifra e përmendur deri tani është 120 milionë euro.

Sipas raportimit në fjalë, është vetë trajneri Luis Enrique që po këmbëngul për Enzo Fernandez, pasi e sheh argjentinasin si profilin ideal për të kompletuar trekëndëshin e mesfushës në formacionin e tij 4-3-3 së bashku me Vitinha dhe João Neves.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit