Federico Chiesa luajti 45 minutat e dyta dhe shënoi një gol në fitoren 4-2 të Liverpool ndaj Sunderland, në miqësoren e parë para-sezonale, që klubi i kuq po zhvillon në Amerikë.
Në përfundim të ndeshjes, i pyetur për të ardhmen e tij, Chiesa shprehu dashurinë për Liverpool-in dhe la të mendohej që nuk e mendon fare largimin, pavarësisht interesit të madh për të, sidomos në Serie A.
“Jam i lumtur këtu në Liverpool. Ky është një kapitull i ri. Po përpiqem të bëj më të mirën për trajnerin e ri. E dua klubin, i dua tifozët, dua gjithçka këru. Po bëj çmos që të kem një shans këtu dhe pastaj do të shohim. Për momentin, e vetmja gjë për të cilën po mendoj është Liverpool”, tha Chiesa.







