Al-Hilal e ka seriozisht. Klubi saudit është gati të paguajë klauzolën e kolumbianit dhe t’i japë një super pagë

27 Korrik 2026
22:08
Telesport
back button

Pas transferimit të anësorit holandez, Crysencio Summerville, nga West Ham, për gati 80 milionë euro bashkë me bonuset, Al-Hilal është vënë seriozisht pas yllit të Bayern Munich, kolumbianit Luis Diaz.

Mediet vendase bëjnë me dije se klubi saudit nuk e ka aspak problem të paguajë klauzolën e vendosur nga Bayern për Luis Diaz që është plot 120 milionë euro.

Madje, sipas këtyre raportimeve, oferta prej 120 milionë eurosh është tashmë në tavolinën e Bayern Munich dhe drejtuesit e klubit bavarez kanë kohë deri në fund të javës për të kthyer një përgjigje.

Për të bindur kolumbianin, Al-Hilal i ka ofruar atij një rrogë prej 37 milionë eurosh në sezon, pa përfshirë bonuset e shumta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit