Lamine Yamal po kalon disa ditë pushime pasi fitoi Europianin 2024 me Spanjën. Ai po “karikon bateritë” buzë detit, para se t’i bashkohet parasezonit të Barcelonës.
Gjatë qëndrimit në Marbella, ku ndau pak kohë me Nico Williams, talenti iberik pati kohë të shkonte në koncertin e Aitana Ocaña. Lamine Yamal ka shijuar këngët e kënëtares spanjolle dhe pas koncertit është ndalur pranë dhomës së zhveshjes për ta përshëndetur atë. Madje, kanë bërë foto së bashku.
Vetë Aitana ka shpërndarë imazhet në llogarinë e saj në Instagram, të shoqëruara me një “raketë” dhe duke etiketuar lojtarin e Barçës. Pak ditë më parë ishin takuar në Madrid, në festën e fitimit të Europianit, saktësisht në Cibeles, ku këngëtarja performoi në mënyrë të veçantë për suksesin e “La Roja”.