Gjatë intervistës së dhënë për BBC, Jack Grealish foli kështu për përjashtimin nga skuadra e Anglisë për Euro2024:
“Kur je me pushime, sa herë që hap telefonin apo televizorin e sheh, ndaj ishte e vështirë të mos e shihje.
“Do të jem i sinqertë, nga pikëpamja e futbollit ishte gjëja më e vështirë me të cilën jam përballur në karrierën time. Më theu zemrën.
“Për veten time tani, duhet të përpiqem ta përdor këtë fakt si motivim për sezonin aktual”.