Marotta dhe Chiesa “flirtojnë” në fshehtësi, përgatisin “tradhtinë” e madhe ndaj Juventusit

2 Gusht 2024
9:05
Alfred Lleshi
back button

Në Torino, çështja që ka të bëjë me Federico Chiesa është shqetësim kryesor,. Sulmuesi anësor nuk po ngutet të zgjedhë një destinacion të ri, madje nuk duket aspak i frikësuar nga mundësia e skadimit të kontratës në qershor 2025.

Giuntoli po dridhet, shtyp energjikisht për të gjetur menjëherë një zgjidhje, që mund t’i garantojë klubit të Juventusit të paktën të ardhura minimale, rreth 20 milionë euro. Kjo do të thoshte shumë për “Zonjën e Vjetër”, duke marrë parasysh faktin se Thiago Motta ende pret përforcime nga merkatoja: dy anësorë, një mbrojtës dhe një mesfushor.

Po cili është qëndrimi i Federico? Si Napoli, ashtu edhe Roma u interesuan për të, por asnjëri nga dy klubet në fjalë nuk e bindën veçanërisht të lindurin më 1997, që synon të luajë në Ligën e Kampionëve. Një emër i madh i Premier League sigurisht që do t’i pëlqente, por tani për tani askush nuk është paraqitur në derën e tij.

Tashmë ka dalë në pah një skenar i bujshëm; Interi i admiruesit të tij, Marotta… Në “Viale della Liberazione” po reflektojnë për të ardhmen. Për momentin nuk ka hapësirë ​​për të, por në të ardhmen kush e di dhe ky mesazh, konkret dhe i drejtpërdrejtë, iu përcoll Chiesa në mënyrën më të qartë të mundshme.

Verën e ardhshme, kur të dalë lojtar i lirë, Marotta do të hidhej në sulm për një lojtar të tillë, duke e marrë falas. Një specialitet (lëvizjet me parametra zero) që e ka bërë “të frikshëm” drejtorin dhe tashmë edhe presidentin e Interit në merkato për cilindo klub.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit