Samir Nasri, ish-mesfushori sulmues i Marseille, Arsenal, Manchester City, Seville, Antalyaspor, West Ham dhe Anderlecht, foli për Canal Plus+ për të folur për të ardhmen e Marco Reus, i cili do të largohet nga Borussia Dortmund pas 12 vitesh.
Nasri ka dhënë një lajm të rëndësishem për klubi e ardhshëm te gjermanit: “Unë fola me të. Ai më tha se e donte shumë futbollin për ta ndaluar tani dhe se sezonin e ardhshëm do të shkoje në MLS.”
Reus, ikona e Dortmund, i cili do te luaje finalen e dyte te Champions pas 11 vitesh nga hera e fundit, ka thene se nuk e sheh veten ne asnje klub tjeter ne Gjermani dhe se do te nderroje kampionat.