“Nico Williams te Barcelona? Nuk është e mundur, Laporta nuk po thotë të vërtetën”

2 Gusht 2024
8:20
Alfred Lleshi
back button

Tashmë dihet mirë se Barcelona ka identifikuar objektivat e saj kryesore në merkaton e kësaj vere; Nico Williams dhe Dani Olmo. Presidenti blaugrana, Joan Laporta, u shpreh optimist për të dy gjatë prezantimit të trajnerit të ri Hansi Flick: “Ne mund t’i përballojmë këto operacione, kemi garancitë e nevojshme”.

Ish-kandidati për president të klubit katalanas, Víctor Font, nuk e sheh aspak kështu situatën. Në fakt, gjatë një interviste me “The Athletic”, Font shpjegoi shumë qartë: “Unë do të doja të isha në gjendje të nënshkruaja me Nico Williams, sepse kjo është ajo që na duhet. Presidenti tha se është e mundur, por nuk është e vërtetë se mund ta bëjë sot. Le të shpresojmë se është e mundur nesër ose pasnesër”.

Sipërmarrësi më pas shpjegoi: “Tifozët duan të ëndërrojnë dhe ta besojnë atë që thonë drejtuesit e klubit. Problemi është se prej tri veraash ne i themi vetes se gjithçka është në rregull, se do të nënshkruajmë me lojtarët, sepse gjithçka është zgjidhur tashmë. Me çdo vit që kalon, edhe kjo verë, nëse nuk i mbajmë premtimet tona, besueshmëria do të bjerë edhe më shumë”.

Mbyllja për gjendjen financiare të klubit: “Tani situata është përkeqësuar në krahasim me ardhjen e Laportës. Kemi më shumë borxhe, më pak pasuri dhe ende nuk nxjerrim fitime për të paguar borxhet dhe për të mbrojtur modelin tonë si klub”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit