Olivier Giroud, ish-sulmuesi i Milan, është prezantuar si lojtari i ri i Los Angeles FC. Sulmuesi francez foli në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i MLS, duke zbuluar edhe disa gjëra interesante.
“Është qesharake sepse në vitin 2020 isha afër nënshkrimit me Inter. Pastaj fati deshi që të nënshkruaja me Milan një vit më vonë”, rrëfehet sulmuesi 37-vjeçar francez, që dha lamtumirën edhe nga ekipit kombëtar pas Euro 2024.
“Kishte ardhur koha për të nënshkruar për Los Angeles FC. Mendoj se është koha e duhur për të zbuluar një ligë të re. Kjo është një përvojë e mrekullueshme jetësore për familjen time”, u shpreh Giroud.
“Unë fola me Ibrahimovic që ka luajtur këtu, por për LA Galaxy. Diskutuam për këtë aventurë të re që do të nis. Ai më tha se do të argëtohem sepse skuadrat luajnë për të shënuar gola jo për të mbrojtur rezultatin”, tha Olivier Giroud.