Edhe merkato e verës për Milanin e ri të Fonseca-s ka marrë jetë edhe zyrtarisht. Pas Moratas, klubi kuqezi mirëpriti Pavlovic në mbrojtje. Tani drejtuesit janë duke përgatitur edhe dy lëvizje të tjera për trajnerin e ri.
Spas Calciomercato.it, emri në krye të listës së Ibrahimovic dhe Furlanit është Fofana: mesfushori i Monakos dhe i kombëtares franceze është ai i zgjedhur për të forcuar mesfushën.
Monaco deri më tani ka negociuar me Milanin për një shumë prej rreth 20 milionë euro. “Djalli” paraqiti një ofertë pak më të ulët. Në shtëpinë e kuqezinjve ka pasur gjithmonë besimin se marrëveshja mund të realizohej për diçka më pak.
Me vetëm një siguri: klubi nuk ka ndërmend të marrë pjesë në ankandet ndërkombëtare për lojtarin, aq më tepër që kontrata i skadon në qershor 2025. Nga Fofana tek Emerson Royal: këto janë ditë vendimtare edhe për blerjen e mbrojtësit nga Tottenham.
Vetëm një milion diferencë mes Milanit dhe Tottenhamit për Emerson Royal. Ka mbetur shumë pak për të përfunduar marrëveshjen me ‘Spurs’: kuqezinjtë kanë shtuar ofertën dhe duan të mbyllen shpejt edhe për ish-lojtarin e Barcelona-s.
Sipas La Gazzetta dello Sport, synimi është që të shtunën e ardhshme, brenda një jave, Fonseca-s t’i dorëzohen Emerson Royal dhe Fofana.
Në orët e fundit u rregullua edhe oferta e Monakos për Fofanën, duke e çuar atë nga 17 milionë euro në 20 bonuse të përfshira dhe duke futur 10% për një rishitje të mundshme të ardhshme.