Barça po përshpejton përpjekjet e saj për të nënshkruar me Dani Olmo dhe synon të finalizojë marrëveshjen brenda një jave. Agjentët e lojtarit planifikojnë të udhëtojnë në Zagreb, ku aktualisht ndodhet lojtari, për t’u informuar mbi negociatat me Barçën dhe për të mësuar rreth interesimit nga klubet e tjera.
Pas takimit me Olmon, agjentët e tij do të udhëtojnë në Gjermani për t’u takuar me përfaqësuesit e RB Leipzig. Synimi i tyre është të qëndrojnë në Gjermani derisa marrëveshja e Barçës të finalizohet dhe, nëse lindin komplikime, të shqyrtojnë opsione të tjera.
Oferta e re e Barçës propozon 47 milion € fikse + 13 milion € në variabla, potencialisht 60 milion € nëse plotësohen të gjitha kushtet. Variablat përfshijnë 3 milionë euro bazuar në ndeshjet e luajtura nga Olmo dhe 10 milionë euro të tjera në varësi të titujve që ai fiton.
Kushtet e pagesës janë përmirësuar gjithashtu, me Barça që propozon të paguajë rreth 25 milionë euro në shtator, duke nisur me pas pagesen e shumës tjeter fikse me këste.
Agjentët e Dani Olmos janë gati të diskutojë me RB Leipzig për ofertën e Barcelonas dhe per strukturen e saj.