Ten Hag pranon ndërhyrjet në merkato pas dëmtimeve: Më duhet një ekip më i kompletuar

3 Gusht 2024
9:49
Telesport
back button

I intervistuar pas tre javëve parasezonale të kryera deri më tani me Manchester United, trajneri Erik ten Hag iu përgjigj pyetjeve të bëra nga BBC në lidhje me sezonin e ri të Premier League. Ai sheh se ka mjaft mundësi që ekipi I tij të ngrejë një tjetër trofe pas atij të FA Cup sezonin e kaluar.

Unë absolutisht besoj se është e mundur të fitojmë një trofe tjetër, por ky nuk është qëllimi im. Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me klubin. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet ta vendosim klubin para çdo gjëje. Të gjithë duhet të jenë në linjë dhe synoni për një qëllim më të madh Nuk ka të bëjë me individët”, tha Ten Hag.

Trajneri kërkon të tjera nënshkrime pas dëmtimeve të Yoro dhe Hujlund: “Ky është plani. Ne duam të përmirësojmë skuadrën dhe duam një ekip sa më të mirë. Është e rëndësishme kur dëshiron të jesh në nivelin më të lartë, në një sezon si ky, i cili do të jetë mbijetesa e më të fortit. Na duhet të kemi një ekip të kompletuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit