Yjet e Manchester United po i rikthehet stërvitjeve pas pjesëmarrjeve në Euro 2024 dhe Copa America.
Alejandro Garnacho u rikthye në fund të javës së kaluar dhe shoku i tij argjentinas Lisandro Martinez pritet në Carrington të hënën.
Mesfushori i Anglisë, Kobbie Mainoo gjithashtu pritet të kthehet javën e ardhshme, por ka qenë duke pushuar në Los Anxhelos, ku United ka qenë i grumbulluar për pjesën më të madhe të turneut të tyre veror në SHBA.
Mainoo shkoi në UCLA për të parë një seancë stërvitore dhe më pas qëndroi për një bisedë.
Duke folur për lojtarin e datëlindjes 2005, trajneri Ten Hag tha për BBC: “Është e pabesueshme ajo që bëri sezonin e kaluar. Ai arriti një nivel të lartë në çdo ndeshje”.
Me 5 gola dhe 3 asiste, Mainoo mori frenat e mesfushës:
“Sigurisht që synojmë të arrijmë të njëjtin rezultat, por në fund të ditës ai duhet ta bëjë këtë. Kjo varet shumë nga përqendrimi i tij, mentaliteti i tij dhe si do të vijë në sezon.
“Por unë nuk shqetësohem. Unë shoh që ai tashmë është një djalë shumë i pjekur”.