“Gazzetta dello Sport” bën një pasqyrë të tregut të transferimeve të Interit dhe shpjegon se, këtë javë, është planifikuar një “samit” merkatoje midis trajnerit Simone Inzaghi, presidentit Giuseppe Marotta dhe drejtorit sportiv Piero Ausilio.
Në këtë takim do të bëhet një bilanc transferimesh dhe do të flitet mbi strategjitë e tregut të klubit zikaltër. Objektivi do të jetë marrja e një mbrojtësi dhe ndoshta edhe një sulmuesi, duke e lejuar Marko Arnautovic të largohet.
Sa i përket qendërmbrojtësit të majtë, ish-kapiten i Torinos, Ricardo Rodriguez, i cili nënshkroi me Betis Seville, është një pistë e “djegur” tashmë. Për pasojë, Marotta i ka sytë nga Robert Renan, brazilian i Zenitit, i huazuar tek Internacional. Ai ka lindur më 2003, luan me këmbë të majtë. Braziliani mund të luajë në qendrën e majtë dhe lëvizë brenda repartit nëse është e nevojshme.
Kartoni i tij ka një klauzolë rreth 25 milionë euro dhe rusët nuk duan ta lëshojnë për më pak se 20 milionë. Për Interin është shumë, ndaj do të tentohet huazimi me të drejtë shlyerjeje. Në garë është edhe Mauro Perkovic, pronë e Dinamo Zagrebit, me çmim më të përballueshëm: 7 milionë euro.
Në sulm, megjithatë, gjithçka do të varet nga largimi i Marko Arnautovic. Austriaku konsiderohet si një lojtar mbështetës nga Simone Inzaghi dhe për këtë mund të gjejë një pozicion të ri. Nuk do të jetë e lehtë për moshën dhe pagën e lartë. Nëse ai mbetet te zikaltrit, kjo do të përjashtonte ardhjen e një lojtari tjetër në repartin e avancuar.