Problemet financiare te Barcelona tashme dihen dhe – edhe pse sivjet situata mund te jete pak me ndryshe – serish duhet te lirohet buxheti per te bere investime.
Klubi katalanas eshte duke synuar blerjen e Dani Olmo dhe bisedimet me Leipzig po avancojne por sa i perket shitjeve situata ka ngecur pasi Raphinha, Ferran Torres dhe Roque ende nuk kane pranuar destinacione te tjera, mes tyre sidomos Arabine Saudite.
Por, ekziston edhe nje futbollist qe blaugranat kërkojne prej 2 vitesh të shesin: Frenkie de Jong. Barcelona ia ka ofruar shumë klubeve kartonin e tij, përfshirë Manchester United!
Katalanasit do të ishin të kënaqur edhe me 50-55 milionë euro, por pengesa janë pagat e tij, pasi besohet se holandezi fiton 600,000 € në javë dhe askush nuk ia mbulon atë pagë sot për sot, përveç klubeve arabe.