Fonseca: Shumë i kënaqur me lojtarët, ai do të jetë e ardhmja e portës së Milan

7 Gusht 2024
10:39
Telesport
back button

Jam shumë i kënaqur me lojtarët, guximin që tregojnë, si luajnë. Të gjithë lojtarët. Tashmë i shohim qëllimet e qarta, por pas katër javësh nuk është e lehtë. Djemtë kanë qenë fantastikë në javët e fundit”, tha trajneri i Milan, Paulo Fonseca.

Milan e mbylli turneun amerikan i pamposhtur, duke fituar sot ndaj Barcelonës me penallti: “Kemi shumë për të përmirësuar, por ne po bëjmë hapat e duhura. Turneu ishte shumë, shumë pozitiv, ndjesitë ishin shumë të mira”.

Pulisic zhvilloi një lojë fantastike për mua. Ai luajti si 10 në pjesën e parë dhe mund të luajë kudo në sulm, ai është shumë, shumë inteligjent. Më pëlqeu ta shihja atë atje dhe Saelemaekers si mbrojtës të krahut sot”, tha më tej trajneri i kuqe4zinjve.

Ne e nisëm me një strukturë tjetër në ndërtim, më sulmuese. Torriani në portë? Për të mund të them vetëm gjëra të shkëlqyera, nuk kam fjalë për të. Është shumë herët por nuk kam asnjë dyshim që kemi një portier për të ardhmen”, tha Fonseca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit