Një sulmues anglez në vend të Alvarez, te Manchester City marrin masat për zëvendësuesin

7 Gusht 2024
11:48
Telesport
back button

E ardhmja e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez do të jetë tek Atletico Madrid.

Ylli i City-t do të transferohet në La Liga për gati 80 milionë euro.

Ky largim do të krijojë një boshllëk të madh te “citizens”, ndaj klubi kampion i Premier League po merr masat për një zëvendësues. Dhe i pari në listë është sulmuesi Eberechi Eze.

Anglezi, 26 vjeç, luan me Crystal Palace në Angli, ekip me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027. Ai kushton 55 milionë euro, por paratë nuk janë problem duke parë shitjen e Alvarez.

Sezonin e fundi tai realizoi 11 gola në Premier në 27 ndeshje dhe konsiderohet nga trajneri Pep Guardiola si profili i duhur. Te City kanë kohë që e ndjekin dhe mund të vijë në “Etihad”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit