Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë t’i bëjnë njerëzit të flasin me historinë e tyre kontroverse të dashurisë dhe martesës, tashmë 10-vjeçare. Pas ulje-ngritjeve të gjata në marrëdhënie, që zgjatën disa vite, showgirl-i argjentinas i dha fund lidhjes.
Pasoi tërbimi i futbollistit, i cili për hakmarrje bllokoi të gjitha kartat e kreditit të ish-bashkëshortes. Pas këtij vendimi drastik, Wanda ka kërkuar një marrëveshje me lojtarin. Një mënyrë për të mbrojtur veçanërisht vajzat Isabella dhe Françeska, të cilat janë të vogla dhe shumë të lidhura me të dy prindërit.
Në orët e fundit, Icardi ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto të Wanda Narës dhe vajzave të saj në “DisneyWorld” të Florida, ku vetë biznesmenja e ka etiketuar atë, duke e falënderuar për dhuratat për vajzat e saj, pavarësisht distancës (Maurito është në Turqi, i zënë me Galatasaray).
Portali argjentinas i thashethemeve “Gossipeame” zbuloi disa sfonde për situatën mes të dyve: “Kjo atmosferë e mirë ka të bëjë me faktin se Mauro ka folur me Wandën dhe gjithçka është në rregull. Nuk ka dëshirë për konflikte. E vërteta është që, pavarësisht nëse jeni bashkë ose të ndarë, kur keni vajza të vogla duhet të kaloni mirë”.
Së fundi, në mediat argjentinase, Ana Rosenfeld, avokatja dhe shoqja më e mirë e Wanda Nara, konfirmoi ndarjen mes 37-vjeçares dhe Mauro Icardit: “Ju siguroj se janë të ndarë jo vetëm territorialisht, sepse ai është në Stamboll dhe ajo me pushime në SHBA, por edhe emocionalisht. Nuk ka gënjeshtra, është realitet”. Mesa duket, pas ndarjes nga Icardi, Wanda vendosi të qëndrojë dhe të jetojë në Argjentinë. Ajo nuk do të kthehet së shpejti në Europë.