Paulo Dybala nuk donte të martohej, por Oriana Sabatini, partnerja e lojtarit argjentinas prej më shumë se pesë vitesh, e bëri atë të ndryshonte mendje. Këtë e ka bërë të ditur Catherine Fulop, aktorja venezueliane e njohur në Argjentinë dhe vjehrra e futbollistit të Romës.
“Ai nuk kishte ndërmend të martohej, por donte fëmijë. Oriana i tha Paulos se nuk do të bënte kurrë fëmijë pa martesë: Nëse nuk martohesh me mua, nuk do të kemi fëmijë. Dhe kështu propozimi për martesë mbërriti”, – zbuloi ajo në podcastin e Angel de Brito.
Në fund të fundit, edhe Oriana e ka shpjeguar në intervistën për “Verissimo”: “Që e vogël kam ëndërruar të nxjerr në pah fustanin e bardhë”. Gjatë dasmës së saj me Dybala, e cila do të zhvillohet në Buenos Aires më 20 korrik, ajo do të tregojë madje dy vello të bardha, njëra prej të cilave është e “Dolce & Gabbana”.
Gjatë intervistës, Catherine Fulop ka folur jo vetëm për dasmën e vajzës së saj, për të cilën është shumë e emocionuar, por edhe një darkë shumë të shtrenjtë që ka ndarë me dhëndrin e saj të famshëm: “Ne ishim në Miami, Paulo donte të provonte një nga restorantet më të shtrenjta në zonë dhe na ftoi për darkë. Sapo hymë, Paulo na pyeti: A e keni provuar këtë shampanjë? Ne i thamë jo. Kur u ulëm dhe kërkuam nga kamarierët të sillnin të njëjtën shampanjë, kushtonte një mijë dollarë.
Më pas ai dhe Oriana filluan të porosisnin pjata shumë të shtrenjta, përfshirë sushin. Ata nuk mbaruan një pjatë dhe tashmë po porosisnin një tjetër. Më në fund, Paulo i kërkoi Orianës t’i kalonte portofolin, por ajo i tha: Jo, paguan babai im. Darka kushtoi rreth 2 mijë dollarë”.
Ditët pas asaj darke nuk ishin të lehta për Catherine dhe Ova Sabatini: “Burri im ka mbetur pesë ditë pa gjumë. Ne nuk mund të përballojmë shampanjë kaq të shtrenjtë”.