Antony nuk synon të largohet nga Mançesteri.
Në një intervistë për Daily Mail, sulmuesi brazilian ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm do të jetë sërish lojtar i Djajve të Kuq.
Ish-lojtari i Ajax-it, i cili ka humbur vende në hierarkinë e sulmit të United, foli edhe për sezonin e tij të vështirë 2023-2024. Këto kanë qenë deklaratat e tij:
“Kanë ndodhur shumë gjëra në jetën time private. Gjithçka që kam kaluar ka pasur pasoja në fushë.
“Ishte shumë e vështirë për mua dhe gjithë familjen time, por mësova nga e gjithë kjo.
“Sezoni i ardhshëm do të jetë krejtësisht ndryshe. Mos u shqetësoni, do të dëgjoni emrin e Antonit të lidhur me gola dhe asiste”.