Më 10 korrik, Barcelona u kthye në stërvitje. E bëri këtë me një trajner të ri në krye, Hansi Flick. Gjermani krajneri kishte nënshkruar kontratën e tij në fund të majit. Një muaj pas fillimit të përgatitjeve, konkluzionet e para mund të nxirren nga filozofia e trajnerit gjerman.
Kërkesat fizike – Një nga problemet kryesore të sezonit të kaluar, siç e pranoi Joan Laporta, ishte përgatitja fizike e skuadrës blaugrana. Hansi Flick ka qenë shumë i vendosur në këtë aspekt dhe lojtarët vënë në pah ngarkesën e madhe fizike në seancat stërvitore. “Ne punojmë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga më parë. Sidomos në pjesën fizike. Për mua kjo është vendimtare, përcakton çdo hap të sezonit. Përgatitja fizike është baza për një ekip futbolli”, – tha ai pas mbërritjes në klubin katalanas. Dhe kjo deklaratë qëllimi është materializuar në fushën e blertë.
Shumë ngarkesa pune – Hansi Flick nuk kursen asnjë seancë të vetme pune. Trajneri gjerman dëshiron të maksimizojë depozitat e lojtarëve të tij këtë verë. Në fakt, ditën që u kthye nga turneu në SHBA, ekipi bëri një seancë rikuperimi. Nuk ka asnjë tolerim, pushim jo e jo.
Fjalim kritik – Edhe pse skuadra ka fituar dy nga tri ndeshjet në turneun e SHBA, ka humbur vetëm ndaj Milanit me penallti, Hansi Flick ka nxjerrë në pah gjithmonë, në analizë, aspektet për t’u përmirësuar. “Ne duam që skuadra të luajë nga e para deri në sekondën e fundit të lojës me ritëm, jemi në rrugën e duhur”, – tha Flick pas ndeshjes miqësore ndaj Milanit.
I emocionuar për të rinjtë – Nëse ka një notë shumë pozitive gjatë këtij parasezoni, janë futbollistët që vijnë nga ekipi rezervë apo ai i të rinjve. Që në minutën e parë, trajneri gjerman vuri në pah cilësinë e të rinjve dhe ata i janë përgjigjur në ndeshjet miqësore. Mbi të gjithë kanë spikatur Marc Bernal, Marc Casadó dhe Pau Victor. Nuk do të ishte e çuditshme nëse dikush do të jetë pjesë e formacionit ndaj Valencia, në startin e La Liga-s.
Besnik ndaj 4-2-3-1 dhe lojës direkte – Hansi Flick erdhi me idenë e 4-2-3-1, të cilin e kishte zhvilluar te Bayern Munich dhe në kombëtaren gjermane. Tani po e zbaton këtë modul loje te Barça. Përveç kësaj, Flick kërkon presion të lartë dhe të luajë në gjysmën e fushës kundërshtare. Gjatë miqësoreve kemi parë një ekip më vertikal.
Besim i plotë te Lewandowski – Trajneri gjerman ka pasur disa biseda të gjata dhe intensive me sulmuesin polak gjatë parasezonit. Hansi Flick dëshiron të rikuperojë versionin më të mirë të sulmuesit, i cili shënoi dy gola kundër Milanit.