Milan, tre blerje të tjera pas Emerson Royal. Ja kush e kryeson listën

10 Gusht 2024
15:50
Denis Hakanaj
back button

Emerson Royal do të jetë goditja e tretë e Milan-it këtë verë.

Pas Moratas dhe Pavlovic, në orët e fundit klubi kuqezi ka mbyllur operacionin për mbrojtësin e krahut brazilian: për t’ia dorëzuar Paulo Fonseca-s, klubi milanez do të derdhë 15 milionë euro plus bonuse, 10 më pak se kërkesa fillestare e Tottenham.

Lojtari do të mbërrijë në Itali për vizita mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës. Por merkato e Milanit nuk mbaron këtu, në fakt pak a shumë ka arritur në gjysmë të rrugës.

Në njëzet ditë klubi do të duhet të bëjë edhe tre nënshkrime të tjera dhe, sipas edicionit të sotëm të Corriere dello Sport, i pari mund të jetë Youssouf Fofana.

Distanca me Monaco është ende aty, dhe është e madhe, por Milan-i është i bindur se do të mund ta rrëmbejë lojtarin në pjesën e fundit të gushtit.

I rëndësishëm do të jetë vullneti i francezit, me të cilin tashmë ka një marrëveshje prej disa kohësh. Rreziku është gjithmonë përfshirja e klubeve angleze, si Manchester United, të cilët kanë burime më të mëdha financiare.

Përveç Fofana-s, drejtuesit e kuqezinjve do të tentojnë një sulm edhe ndaj Tammy Abraham dhe Lazar Samardzic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit