Aventura e Varane te Como zgjat 18 minuta! Vjen lajmi i hidhur, por edhe eliminimi

12 Gusht 2024
0:53
Telesport
back button

Ndeshja e parë zyrtare dhe probleme fizike për Raphael Varane, afrimi i madh i Como-s së sapo ngjitur në Serie A. Në fakt, në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Sampdorias, qendërmbrojtësi francez i lindur në vitin 1993 duhej të largohej nga fusha për shkak të një problemi në përkulje që e kishte prekur prej disa minutash.

Ditët e fundit zëdhënësi i pronës së Como, Mirwan Suwarso, kishte folur edhe për blerjen e një ylli si Varane: “Të ardhurat tona janë rritur ndjeshëm, lojtarët që po nënshkruajmë isha mësuar t’i shihja vetëm në lojërat e FIFA-s dhe tani papritur.

Ata janë këtu, në qendrën tonë sportive, është fantastike, jeta është vërtet e çuditshme.”

Sakaq, Como u eliminua nga Sampdoria e Pirlos!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit