E BUJSHME! Morata “martohet” me Milanin, por ndahet nga nëna e 4 fëmijëve të tij: Vendim i dhimbshëm, por…

12 Gusht 2024
10:02
Alfred Lleshi
back button

Álvaro Morata, ish-futbollisti i Atlético Madridit, i cili nënshkroi disa ditë më parë me Milanin, ka njoftuar prishjen e marrëdhënies së tij me Alice Campello. “Nuk ka munguar respekti, por ka pasur shumë keqkuptime, – ka shkruar sulmuesi, kampion i freskët i Europës, në llogarinë e tij në Instagram.

– Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin t’i ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe e respektuar, në të cilën e deshëm dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryt i të cilave janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë.

Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Mos shpikni histori për asnjë minutë, për t’u vënë në qendër të vëmendjes, sepse e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm ka pasur shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak i konsumojnë gjërat.

Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që kaluam së bashku ishte e pabesueshme, një përvojë e shkëlqyer mësimi”.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit