Morata i entuziazmuar: Milani është sfida më e rëndësishme në karrierën time

13 Gusht 2024
9:20
Alfred Lleshi
back button

Intervistë e gjatë në “Milan TV” e Alvaro Morata. Sulmuesi kuqezi foli për ardhjen e tij në “oborrin” e Paulo Fonseca: “Është sfida më e mirë dhe më e rëndësishme e karrierës sime. Ditët e fundit fola me Kakà, Ibrën dhe Beckham, të cilët ma kujtuan historinë e këtij klubi. Mezi po pres ta shkruaj emrin tim në historinë e Milanit. Para së gjithash, duhet të falënderoj Adlin, i cili më bëri një gjest të mirë. Më dha numrin e tij, nuk e kisha hasur kurrë një gjest të tillë në skuadrat e tjera. Arritja në Milano ishte shumë emocionuese”.

Fitorja e Kampionatit Europian…
Ishte një emocion i pabesueshëm. Është një rrugëtim që nisi në moshën 12-13 vjeç, kur vesha për herë të parë fanellën e kombëtares së të rinjve. Ju imagjinoni një ditë duke fituar trofe. Ky Kampionat Europian ishte si një përrallë. Milanello? Është shumë bukur, mund të marrësh frymë futbolli.

Zgjedhja për të ardhur te Milani…
Ishte gjithçka shumë e lehtë. Kuqezinjtë thjesht më donin, asnjë skuadër tjetër nuk më kishte dhënë kaq shumë besim.

Idhulli juaj sportiv…
Torres, Villa dhe Raul. Përpiqem të ndjek gjurmët e më të mirëve.

Si e mendoni golin e parë me fanellën kuqezi?
Do t’ua dedikoj fëmijëve të mi, do të jetë një emocion i bukur.

Një vlerësim për Camarda…
Ai e ka të gjithë të ardhmen përpara. Duhet të punojë, të kuptojë disa gjëra. Unë jam këtu për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë një dorë. Pastaj, ndoshta do të ulem unë në stol prej tij. Camarda mund të jetë e tashmja dhe e ardhmja e Milanit.

Si e imagjinoni golin e parë në “San Siro”?
Top i pasuar thellë, portieri del jashtë, unë lëviz dhe shënoj në portën e zbrazët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit