Lautaro Martinez ka rinovuar zyrtarisht me Interin deri më 30 qershor 2029. Klubi zikalter e bëri të ditur këtë me deklaratën e mëposhtme: “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez: sulmuesi i lindur në 1997, do të jetë Nerazzurri deri më 30 qershor 2029.
Lautaro Martinez ka postuar me pas mesazhin e tij: “Të dashur zikaltër, zemrat tona do të vazhdojnë të rrahin sëbashku. Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me Interin tonë dhe jam krenar që kam privilegjin të vazhdoj të mbaj fashën e kapitenit për të mbrojtur ngjyrat tona siç kam bërë gjithmonë që nga dita e parë që kam ardhur në Milano.
Na pret një sezon i gjatë dhe kemi nevojë për të gjithë ju. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj dhe dashurinë që më keni demonstruar gjithmonë. Shihemi së shpejti”