William Gallas ka sulmuar bashkëpronarin e Chelsea, Todd Boehly, duke thënë se londinezët janë bërë një ‘klub mesatar’.
Duke folur për Genting Casino, francezi tha:
“Chelsea ka vuajtur nga të njëjtat probleme për dy vitet e fundit dhe unë me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se si pronarët dhe njerëzit që kujdesen për operacionet e futbollit nuk i kanë trajtuar ato.
“Kemi parë kaq shumë ndryshime në klub gjatë dy viteve të fundit dhe nuk mendoj se klubi është më afër sfidës për titullin e Premier League, dhe unë do të dyshoja seriozisht në aftësinë e Chelseat për t’u kualifikuar në Champions këtë sezon.
“Unë shikoj këtë skuadër lojtarësh dhe nuk shoh pothuajse cilësi të mjaftueshme. Ka kaq shumë lojtarë në skuadër që nuk kanë cilësinë për të luajtur për Chelsean!
“Këta lojtarë nuk janë mjaftueshëm të mirë për të fituar një titull në Premier League, dhe ky duhet të jetë gjithmonë synimi i një klubi si Chelsea. A janë ata mjaftueshëm të mirë për t’u kualifikuar në Champions? Do ta zbulojmë këtë sezon, por unë e kam seriozisht dyshime”.
Ai shtoi:
“Të gjithë kishin frikë nga Chelsea. Ne fituam gjithçka si klub. Ne ishim të respektuar në të gjithë botën. Çdo lojtar ishte zgjedhja e parë për ekipet e tyre kombëtare. Unë po shikoj këtë grup dhe nuk e shoh shumë lojtarë të klasit botëror.
“Chelsea ka kaluar nga një klub që dikur fitonte gjithçka në një klub që nuk fiton asgjë me pronësinë e re. Është shqetësuese të them se nuk mund ta shoh këtë ndryshim në një kohë të shkurtër kur shikoj skuadrën.
“Ne dukemi si një klub mesatar dhe kjo është vërtet e vështirë për mua ta them. Nuk e njoh më këtë version të Chelseat”.