Pep Guardiola ishte afër largimit nga Manchester City vetëm disa muaj pas marrjes së drejtimit të skuadrës, por personi i vetëm që e bindi atë të qëndronte është zbuluar.
Manchester City është bërë një forcë në futbollin modern, duke fituar gjashtë nga shtatë sezonet e mëparshme të Premier League, si dhe Champions League 2022/23.
Fillimi i aventurës së Guardiola-s në Etihad nuk ishte perfekt, me City-n pa fitore për gjashtë ndeshje në sezonin e tij të parë.
Dhe tani, një raport i ri ka zbuluar se katalanasi ishte afër largimit nga klubi, por një person e bindi atë të mos e bënte këtë.
Me Cityn jashtë luftës për titull, ekspertët dhe tifozët po bënin thirrje që Pep të largohej, dhe ai do ta kishte bërë po të mos ishte për ndihmës trajnerin Domenec Torrent.
Një raport nga MailOnline zbulon se, me të dy që jetonin në të njëjtën ndërtesë, trajneri i Cityt vizitonte ndihmës trajnerin e tij gjatë periudhës së festave të fundvitit dhe, para një shishe verë të kuqe, Torrent e bindi Guardiola-n që të qëndronte te City.
Sezonin pasues, Guardiola dhe Torrent, së bashku me Mikel Arteta, udhëhoqën City-n drejt triumfit në Premier League me 100 pikë të grumbulluar në kampionat.
Që atëherë, Guardiola e ka udhëhequr Cityn drejt 10 trofeve të tjerë të mëdhenj, përfshirë pesë tituj të tjerë të Premier League.
Ndërkohë, Torrent mori drejtimin e New York City, Flamengo, Galatasaray dhe klubin meksikan Atletico San Luis ku ai punon aktualisht.