Interi ka gati ofertën për mbrojtësin argjentinas, nuk ia del dot me Faye

16 Gusht 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Teksa pret për t’i dhënë Simone Inzaghit një përforcim të fundit (në fillim duhet t’i thotë lamtumirë të paktën njërit prej Correa dhe Arnautovic), Interi nuk ndalet së testuari merkaton. Tashmë është në kërkim të një mbrojtësi tjetër, në funksion të sezonit të gjatë që i pret zikaltrit.

Pronarët iu thanë “jo” profileve të ekspertëve (dhe të testuar) si Hermoso e Ricardo Rodriguez, të cilët më vonë përfunduan te Betis. Synimi është që të investohet te një futbollist i ri, premtues dhe futurist.

Në orët e fundit ka mbërritur konfirmimi për interesimin e zikaltërve për Tomas Palacios, 23-vjeçarin e Independiente Rivadavia, por në pronësi të Talleres. Lojtari i lindur në vitin 2003 vlerësohet në rreth 5 milionë euro nga drejtori sportiv, Ausilio. Oferta e parë do të dërgohet së shpejti. Megjithatë, është më e vështirë të arrihet te Mikayl Faye, senegalezi 20-vjeçar i Barcelonës.

Katalanasit nuk duan ta shesin atë për më pak se 15 milionë euro. Edhe Besiktas iu afrua duke i formuluar një propozim prej 10 milionë eurosh, madje më i lartë se ai i Portos, që ishte gjithashtu në gjurmët e mbrojtësit premtues. Për më tepër, mospërfillja e një propozimi të supozuar, të vënë në tryezë nga Interi për Moraton e Benfica është përhapur nga Portugalia. Oferta prej 18 milionë euro është refuzuar nga klubi portugez.

Në këtë merkato, që do të përfundojë më 30 gusht, klubi kampion italian ka investuar me vendosmëri te lojtarët e rinj. I fundit mban emrin e Tiago Romano, një “playmaker” me origjinë argjentinase.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit