Milan mposht United dhe Atletico-n, mbyllet gjithçka për 25 milionë euro

15 Gusht 2024
16:14
Denis Hakanaj
back button

Milani dhe Youssuf Fofana nuk kanë qenë kurrë kaq afër.

Oferta e fundit nga Moncada ka sjellë efektet e dëshiruara, me Monaco tashmë gati për të thënë po për shitjen e mesfushorit francez, i cili është ndjekur prej muajsh nga kuqezinjtë.

Në këto orë të dy klubet po finalizojnë detajet e një marrëveshjeje që do të bëjë që klubi milanez të paguajë një shumë fikse prej rreth 20 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Vullneti i futbollistit, i cili prej kohësh është në marrëveshje me Milanin, është thelbësor: 25-vjeçari u rezistoi edhe sirenave të Manchester United dhe Atletico Madrid, gati për t’i ofruar shuma më të mëdha klubit francez.

Kuqezinjtë janë në pritje të autorizimit nga Monaco për vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës deri në vitin 2028. Ardhja e lojtarit në qytet është e mundur në mbrëmje, ose të premten.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit