Ndeshja midis Ipswich Town dhe Liverpool, e fituar 2-0 nga udhëtuesit, falë golave të Jota 60’ dhe Salah 65’, do të mbetet përgjithmonë në historinë e Premier League. Kjo pasi, përveç rikthimit të “Tractor Boys” në elitën e futbollit kombëtar anglez, ndeshja e nisur në orën 13:30 në “Portman Road” ishte gjithashtu e para e “Reds” pa trajnerin Jurgen Klopp në pankinë, që nga viti 2015.
Dy statistika sigurisht të rëndësishme, të cilat rrisnin më tej “aksionet” në çmimin e kësaj ndeshjeje ndërmjet ekipeve të drejtuara nga McKenna dhe Slot, dy trajnerë debutues në Premier League. Një ballafaqim që ka parë vendësit të mbaheshin në 45 minutat e para, me entuziasmin e debutuesve në Premier League, por pastaj, në fraksionin e dytë, ka evidentuar diferencat e mëdha.
Liverpool ka ndryshuar “marsh” dhe nuk e ka pasur shumë të vështirë të zhbllokonte shifrat e bardha, madje edhe të “blindonte” fitoren e parë në kampionatin e ri me golin e dytë. Rezultat i pritshëm edhe në letër, teksa Ipswich Town duhet t’i kërkojë pikët e mbijetesës me rivalë të tjerë, jo ata që janë favoritë për titullin.
Diogo Jota opens the Arne Slot era.
Trent to Salah to DioGOAL. Slot ball. 🔥 pic.twitter.com/CoZv5RoFMV
— Samuel (@SamueILFC) August 17, 2024
🚨GOAL | Ipswich 0-2 Liverpool | Salah
SALAH DOUBLES THE LEAD !!!!!!!!!#Liverpool #IPSLIV #salah #PremierLeague pic.twitter.com/JIGfDI8Vpq
— cfc_wale (@CFC_wale_) August 17, 2024
Kuriozitete mbi këtë përballje:
– Ndeshja e fundit e Ipswich Town në Premier League, para të sotmes, datonte në maj 2002 kundër Liverpool-it në “Anfield”, një humbje 5-0 pas rënies. Që atëherë, të dyja skuadrat ishin takuar vetëm një herë, duke barazuar 1-1 në Kupën e Ligës, në dhjetor 2002, përpara se “Tractor Boys” të humbnin 5-4 me penallti.
– Liverpool nuk ka humbur kurrë një ndeshje të Premier League në “Portman Road” kundër Ipswich Town (3F, 2B në 5 ndeshjet e mëparshme), duke përfshirë ndeshjen e fundit të fituar 6-0 në shkurt 2002. Ky është stadiumi i Premier League, ku “Reds” kanë luajtur shumë ndeshje pa humbur.
– Për herë të pestë në gjashtë sezonet e fundit, Liverpool-i e ka filluar kampionatin e Premier League me një ndeshje kundër një ekipi të sapo promovuar (3, barazimi më parë). “Reds” kishin mbetur të pamposhtur në ndeshjen e parë në 11 sezonet e fundit (8 fitore, 3 barazime). Humbja e fundit e “Reds” në start ishte 3-0 kundër West Bromwich, në sezonin 2012-2013, në ndeshjen e parë të Brendan Rodgers si trajner.
– Kieran McKenna bëhet trajneri i 16-të, që përballet me Liverpool-in në ndeshjen e tij të parë në Premier League. Vetëm 4 nga 15 të mëparshmit kishin fituar: Brian Clough (1992), John Gregory (1998), Paul Sturrock (2004) dhe Craig Shakespeare (2017).
– Kjo ishte ndeshja e parë e Arne Slot në krye të Liverpool-it. Vetëm një nga 8 trajnerët e “Reds” në Premier League kishte fituar në debutimin e tij në këtë kampionat, Gérard Houllier, që mundi Southampton, në gusht 1998.
– Kjo ishte hera e parë që dy trajnerë debutues të Premier League (Kieran McKenna dhe Arne Slot) përballeshin me njëri-tjetrin në këtë “stacion”, që kur Huddersfield i David Wagner mundi Crystal Palace e Frank De Boer 3-0, në gusht 2017.
– Asnjë lojtar në historinë e Premier League nuk ka shënuar më shumë gola në një ndeshje të parë se Mohamed Salah i Liverpool-it (9 gola, duke parakaluar Alan Shearer, Frank Lampard dhe Wayne Rooney).