Liverpool e filloi Premier League në mënyrën e duhur: 2-0 në Ipswich Town falë golave të Diogo Jota dhe Salah. Ish-sulmuesi i Reds Peter Crouch foli për TNT Sport për ekipin e Slot:
“Liverpool duhej të jepte një mesazh të qartë me trajnerin e ri.
“Ka gjetur një më mënyrë për ta zhbllokuar ndeshjen kundër Ipswich, por dukej se mund të shënonin sipas dëshirës, sa herë që dëshironin.
“Ka dallime të vogla mes Slot dhe Klopp, tifozët do të jenë të kënaqur me të. Në disa momente kanë luajtur një futboll të mahnitshëm”.
Vetë trajneri i Liverpool, Arne Slot foli për TNT Sports pas fitores së Reds ndaj Ipswich:
“Shija e parë e futbollit të Premier League në pjesën e parë ishte ndoshta siç pritej, sepse ata ishin të gjithë mbi ne, shumë agresivë. Pjesa e dytë ishte një gëzim për t’u parë”.
“Në pjesën e dytë u pa se mund të luajmë një futboll të bukur”.