Sezon i ri, i njëjti Erling Haaland.
Goli i 91-të në 100 ndeshje për gjigantin norvegjez, pikë referimi për Manchester City-n, që triumfoi në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier League kundër Chelseat në Stamford Bridge.
Golashënuesi i Citizens foli në lidhje me ecurinë e tij në 100 ndeshjet e luajtura për City-n:
“Kaluan kaq shpejt. Është e pabesueshme sa shpejt kaluan, është sezoni im i tretë. Jam i lumtur, veçanërisht pas fitores. Është ndeshja e parë e kthimit dhe ne nuk jemi në formë perfekte, por luajtëm shumë mirë. Qëndruam të qetë dhe luajtëm, është fantastike ta shohësh”, tha Haaland për BBC Sport.
Për betejat e tij në mes të fushës me Enzo Fernandez:
“Ai më markon gjithmonë, më shtyn, bën gjithçka, jo vetëm ai. Nuk e di se çfarë duan, por kështu bëjnë”, ka komentuar Haaland.
Duke u ndalur te kampionati që sapo nisi me fitore:
“Ne sapo kemi fituar Premier League, kështu që po i marrim ndeshjet me radhë. Kanë mbetur edhe 37 ndeshje, të mos harrojmë se fituam Premier League dhe tani kemi fituar ndeshjen e parë të këtij sezoni. Është fantastike që i kemi përsëri të gjithë në dispozicion. Ta nisim nga këtu”, ka përfunduar norvegjezi.