Sommer i thotë lamtumirë Zvicrës: Tani do t’i përkushtohem totalisht Interit

19 Gusht 2024
11:22
Alfred Lleshi
back button

Yann Sommer largohet nga kombëtarja e Zvicrës. Lajmi kishte disa orë që ishte në ajër, por mëngjesin e sotëm portieri i Interit e zyrtarizoi vendimin e marrë me një postim në Instagram:

“I dashur futboll zviceran, pas një reflektimi të kujdesshëm kam vendosur ta përfundoj karrierën time si portier i kombëtares helvete. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vite, në 94 ndeshje ndërkombëtare.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, të gjithë stafin, trajnerët dhe sigurisht familjen time, ekipin tim personal dhe tifozët zviceranë. Pa mbështetjen tuaj dhe besimin tek unë, këto suksese nuk do të ishin të mundura. Tani po fokusohem tërësisht në klubin tim, Interin, me të cilin ende dua të fitoj shumë. Faleminderit, Zvicër!”

Ja postimi i plotë i portierit helvet me rastin e lamtumirës nga kombëtarja:

“Pas vlerësimit të kujdesshëm, kam vendosur ta mbyll karrierën si portier për kombëtaren zvicerane. Ishte nder i madh dhe privilegj të përfaqësoja vendin tim për 12 vite, në 94 ndeshje ndërkombëtare të nivelit më të lartë. Zhvillimi i një tjetër faze finale të madhe të Kampionatit Europian në Gjermani, ku kalova vite të paharrueshme në Bundesligë, do të thoshte shumë për mua.

Shikoj me krenari momentet e paharrueshme, ndeshjet emocionuese, fitoret që kemi festuar së bashku dhe sfidat që kemi kapërcyer së bashku si pjesë të rëndësishme të jetës sime, që kur isha 15 vjeç, tek U-21 e deri në 10 vite si numri 1 i kombëtares së të rriturve.

Me këtë të fundit kam luajtur në të gjitha fazat finale të Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian. Arritëm katër herë në 1/8 finale dhe dy herë në çerekfinale. Këto kujtime, do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Do të doja ta shfrytëzoj rastin për të falënderuar të gjithë bashkëlojtarët e mi, të gjithë stafin, trajnerët dhe sigurisht familjen time, ekipin tim personal dhe tifozët zviceranë.

Pa mbështetjen tuaj, besimin tuaj tek unë, këto suksese nuk do të ishin të mundura. Ju gjithmonë më keni dhënë motivimin për të shpalosur më të mirën time. Tani po fokusohem tërësisht në klubin tim, Interin, me të cilin ende dua të fitoj shumë. Faleminderit, Zvicër!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit