Barcelona “hap ankandin” për Vitor Roque, negociata të avancuara me gjigantin portugez

20 Gusht 2024
10:03
Alfred Lleshi
back button

Epoka e Vitor Roque te Barcelona duket se është afër fundit. Siç konfirmohet nga “AS”, klubi katalanas është afër arritjes së një marrëveshjeje për shitjen e sulmuesit brazilian te Sporting Portugal. Deco zbarkoi në Lisbonë të premten e kaluar për të zhbllokuar një operacion që ka nevojë vetëm për ‘po’-në e lojtarit, me propozimin ekonomik në tryezë. Skuadra e Lisbonës do të paguajë afër 30 milionë euro për Vitor, po aq sa katalanasit i paguan janarin e kaluar Athletico Paranaense për të.

Oferta e paraqitur nga klubi portugez është një paketë prej 20 milionë euro fikse, plus 10 milionë të tjera bonuse. Ky propozim nuk i bind plotësisht katalanasit, të cilët duan më shumë siguri me bonuset, duke shpresuar se do të jenë të lehta për t’u materializuar.

Përveç kësaj, Barça do të ketë një opsion blerjeje për kohëzgjatjen e kontratës së tij. Pas refuzimit të një oferte të parë në formën e huazimit, katalanasit kanë prioritet shitjen përfundimtare të lojtarit për të njëjtën shumë që e blenë në janar, duke shmangur humbjet në rastin konkret.

Pak më shumë se 8 muaj pas nënshkrimit të tij, Vitor Roque do të largohet përgjithmonë nga Barcelona. Angazhimi personal i Deco, pas emërimit të tij si drejtor sportiv, i cili e solli atë në janar, teksa pritej të zbarkonte vetëm në qershor, pritet të gjejë një rrugëdalje.

Kjo do t’i lehtësonte hesapet e Barcelonës për ta federuar Dani Olmo në La Liga. Lojtari brazilian nuk ishte në dijeni të negociatave mes ekipit të tij aktual dhe Sporting Portugal, në fakt shpresonte të kishte një mundësi për të fituar një vend në ekipin e parë blaugrana.

Palët vazhdojnë negociatat në mënyrë që marrëveshja të arrijë një përfundim të suksesshëm, Deco është i bindur se me Sporting mund të ecet përpara në negociata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit