Gundogan kthehet te Manchester City, asnjë euro për Barcelona-n

20 Gusht 2024
15:19
Denis Hakanaj
back button

Ilkay Gundogan do të luajë sërish për Manchester Cityn.

Tani nuk ka më asnjë dyshim: sipas AS, mesfushori gjerman tashmë ka marrë vendimin për t’u rikthyer në ish-klubin e tij pasi ka folur me Pep Guardiola-n, i cili dha dritën jeshile për rikthimin e tij.

Një vit më parë, Pep nuk ishte në gjendje ta bindte atë të qëndronte në Angli për shkak të synimit të tij të fortë për t’u transferuar te Barcelona, ​​klubi për të cilin kishte ëndërruar gjithmonë të luante.

Për këtë arsye ai kishte refuzuar të gjitha ofertat e rinovimit të Qytetarëve dhe u largua disa javë pas fitores së Champions League.

tani, 12 muaj më vonë, Gundogan do të kthehet në Angli me kosto zero, ashtu siç u largua: Barcelona nuk është në gjendje të kërkojë para për një lojtar që bllokon regjistrimin e Dani Olmos.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit nuk kishte ndërmend të largohej, por u detyrua të largohej për arsye financiare: paga e tij peshon rreth 20 milionë euro bruto.

Marrëveshja mes 34-vjeçarit dhe kampionëve në fuqi të Anglisë do të jetë e lehtë për t’u gjetur: Gundogan kishte oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia, por ende dëshiron të jetë protagonist në kampionatin më të rëndësishëm në Europë.

Me fanellën e Barçës ai luajti 51 ndeshje, duke u bërë lojtari më i aktivizuar nga Xavi Hernandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit