Blerja e re e Milan-it, Youssuf Fofana, ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit kuqezi.
– Disa vite më parë isha te Clairefontaine, kishe vështirësi të vazhdoje ndërsa tani je një lojtar i Milan-it. Një ëndërr e kthyer në realitet?
“Është një ëndërr. Të gjithë e njohin Milan-in. E ndjek prej shumë kohësh, ëndërroja të luaja për këtë fanellë, për këta tifozë në këtë stadium mitik. Është e vërtetë, pres me padurim të filloj”.
– Ka ndonjë arsye të veçantë që zgjodhe fanellën me numrin 29?
“Po dhe jo. Ishte një nga numrat në dispozicion dhe më pëlqente. Numri im i parë ka qenë 22, i dyti 19. 22, 19, 29: kaq. Shkojmë përpara, bëjmë një hap përpara”.
– Ti je lojtari i fundit francez që vjen te Milan-i. Ke folur me bashkëkombësit e tjerë: Theo, Maignan dhe të tjerët?
“Po, në verë kam folur shumë me francezët që luajnë këtu. Më kanë folur shumë mirë për klubin, stadiumin, tifozët dhe kjo më ka ndihmuar në zgjedhjen që kam bërë”.
– Ka ndonjë ish-lojtar të Milan-it që të frymëzon?
“Nuk më frymëzojnë sepse kishin karakteristika të dryshme. Por më pëlqnin Gattuso, Pirlo, më pëlqente shumë Seedorf. Këta të tre me Kaka-në përpara tyre. Këta ishin katër lojtarët e mi”. P
– A ka ndonjë kuptim festimi pas golit?
“Nuk ka një shpjegim të veçantë. Unë dhe dy miqtë e mi kemi vendosur të bëjmë këto tre gjeste për të thënë se nuk dëgjoj atë që ndodh rreth meje, nuk shikoj dhe nuk flas. Lë fushën të flasë”.
– Mbyll sytë dhe na përshkruaj golin e parë me fanellën e Milan-it.
“Në San Siro. Shpejt, shpresoj, dhe me një goditje nga jashtë zone. Jo me fuqi, por me saktësi. Në cep. Dhe duhet të jetë një fitore sepse është e kotë nëse shënoj dhe nuk fitojmë. Shpresoj të shënoj rreth dhjetë të tillë”.
– Në një moment ishe duke hequr dorë nga futbolli. Çfarë të shtyu të mos e bëje?
“Njerëzit rreth meje. Shpesh kemi një imazh negativ të lagjeve të qyteteve, veçanërisht në Paris. Por mua më ka dhënë një forcë të madhe. Njerëzit me të cilët jam rritur më kanë mbështetur gjithmonë. Prisnin të më shihnin në televizor duke luajtur. E kam bërë për ata dhe shpresoj të jenë krenarë për mua”.
– Për ata që nuk të njohin: çfarë lojtari je?
“Jam një lojtar të cilit i pëlqen të sjellë shumë dinamizëm në fushë. Bëj punën time në fazën e sulmit dhe mbrojtjes dhe e mbuloj fushën sa më shumë të jetë e mundur. Punoj që të bëhem më i miri në histori”.