Rodri, mesfushori i Manchester City, në një intervistë të dhënë për “Sky Sports”, ka folur për sezonin e shkëlqyer të Phil Foden dhe rëndësinë e tij në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola: “Besoj se Foden ka gjithçka për t’u bërë lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave”, tha mesfushori spanjoll.
“Natyrisht që ai është ende i ri dhe duhet të vazhdojë të përmirësohet, por ai tashmë është një nga lojtarët më të fortë në Premier League. Unë mendoj se ai ende mund të rritet shumë, me punën e palodhur që bën çdo ditë këtu te Manchester City dhe me dëshirën e madhe për të mësuar që e dallon atë”, tha Rodri.
Foden fitoi vjet çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Premier League në PFA Wards, “Oscar” i futbollit anglez dhe Rodri komentoi: “Jam i lumtur për të dhe për çmimin që fitoi, ai e meritoi sezonin e kaluar. Ishte e pabesueshme dhe për herë të parë mbajti të gjithë ekipin mbi supe”.