Mikel Arteta së shpejti do të rinovojë kontratën me Arsenal. Marrëdhënia mes trajnerit, drejtorit sportiv Edu dhe pronësisë së Kroenke është aq e fortë sa që bisedimet formale nuk konsiderohen të nevojshme.
Disa takime joformale janë zhvilluar tashmë. Bisedimet kanë qenë pozitive dhe ekziston besimi se klubi do të bëhet gjithnjë e më i fortë në vitet në vijim nën drejtimin e trajnerit spanjoll.
Kontrata e Artetës me Arsenal aktualisht skadon në fund të këtij sezoni, por nuk ka asnjë nxitim nga ana e tij apo e klubit për të përfunduar një marrëveshje të re pasi ka përafrim total në vizion. Pra, asnjë presion për të detyruar negociatat, të cilat ndoshta do të përfundojnë kur të përfundojë merkato.
Arteta tha se zgjatja e kontratës do të ndodhë në një mënyrë “natyrore”. Vëmendja e tij dhe e drejtorit sportiv Edu për momentin është kompletimi i skuadrës për të siguruar një fillim të mbarë të sezonit. Mes palëve ka qetësi maksimale dhe nuk ka nxitim për procesin kontraktor, i cili sigurisht do të përfundojë në javët në vijim.