Martinez, pas rinovimit me Aston Villa: Këtu u bëra portieri më i mirë në botë, pse të lëvizja?

23 Gusht 2024
8:22
Alfred Lleshi
back button

Emiliano Martinez, portieri i Aston Villa, foli kështu për kanalet zyrtare të klubit, pas njoftimit të rinovimit deri në vitin 2029: “Ndjej se klubi përparon çdo vit. Kam arritur gjithçka si ndërkombëtar me Argjentinën, mendoj ende se mund të fitojmë një trofe edhe këtu. Do të përpiqem në pesë vitet e ardhshme, të shohim nëse do t’ia arrijmë.

Këtu jam bërë më i miri në botë, dua të vazhdoj të rritem. Unë kam një trajner fantastik portierësh. Ky klub dëshiron të përparojë. Mbrojtja e portës në ‘Villa Park’ është emocionuese, kam drithërima sa herë që dëgjoj emrin tim në stadium. Këtu ndjej të njëjtën dashuri si me kombëtaren, ndaj pse të ndryshoj?

Doja të tregoja vlerën time, doja të isha ndërkombëtar dhe të luaja çdo ndeshje. E dija historinë e Aston Villa, jo aq sa di tani, por kur fillova të luaj këtu, u dashurova me klubin, u dashurova me tifozët. Fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe ju duhet të jeni aty ku ndiheni të lumtur.

Sigurisht, jam i lumtur këtu. Më pëlqen të jem këtu, por nuk do të qëndroja në klub nëse nuk do të shihja përparim, sepse dua të arrij objektiva, të fitoj gjëra dhe të vazhdoj të jem portieri më i mirë në botë.

Trofe? Është gjithmonë e mundur kur ke trajnerin e duhur si ne. Ai na çoi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me Villarrealin, fitoi katër ‘Europa League’, e çoi Aston Villa në Ligën e Kampionëve për herë të parë. Kur keni lojtarë dhe trajnerë të tillë, mund të arrini deri në fund. Nëse duam të jemi ekipi më i mirë dhe të fitojmë një trofe, duhet të përmirësohemi në krahasim me sezonin e kaluar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit