“Kur menaxherët thonë se gjatë merkatos gjiithçka mund të ndodhë, kjo është prova e vërtetë e kësaj shprehje”.
Është kjo deklarata e dhënë nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në lidhje me ardhjen e mesfushorit gjerman Ilkay Gundogan. “Ishte një surprizë e vërtetë, e papritur”, tha Guardiola pak orë para ndeshjes ndaj Ipsëich.
“Ne e njohim atë mjaft mirë. Unë personalisht, por edhe stafi e lojtarët, e dimë cilësinë e tij, nivelin që ai luajti sezonin e kaluar në Barcelonë. Ai luajti në një nivel të lartë, tregoi qëndrueshmëri, duke luajtur shumë minuta dhe duke prodhuar shumë”, tha më tej trajneri spanjoll.
“Nuk kishim asnjë dyshim për rikthimin e tij kur u krijua mundësia. Jam absolutisht i kënaqur që ai u kthye. Sigurisht që ai nuk është më adoleshent, por arsyeja pse vendosëm ta bëjmë këtë është për nivelin që ai luajti sezonin e kaluar”, tha Guardiola.
“Edhe në Europian ai luajti vërtet shumë mirë. Ai e di se çfarë duam të bëjmë, nuk ka nevojë të përshtatet, e njeh qytetin, klubin, mënyrën se si duam të luajmë. Ai menjëherë do të vendoset mirë. A do të jetë ai kapiten? Unë nuk e di”, tha Guardiola.