Milan është mundur 2-1 në fushën e Parma-s në javën e dytë të Serisë A dhe ka pësuar humbjen e parë të sezonit, duke mbetur me 1 pikë në renditje.
Kuqezinjtë e kanë nisur shumë keq ndeshjen duke pësuar gol pas vetëm 2 minutash lojë, të ndëshkuar nga Man.
PARMA-MILAN 2-1 – GOLAT – VIDEO
Ka patur një reagim nga kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e pjesës së dytë, duke arritur barazimin me Pulisic (66′), por mungesa e balancës mes sulmit dhe mbrojtjes ka sjellë golin e dytë të Parma-s me Cancellieri-n në minutën e 77-të.
Një fitore me peshë për verdheblutë, që bën tifozët të ëndërrojnë. Një humbje rëndë për Fonseca-n që konfirmon se skuadra ka akoma shumë punë për të bërë veçanërisht në mbrojtje.