Influencuesja e famshme italiane Raffaella Fico foli për marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldo-n gjatë një interviste me RAI Play të transmetuar nga Marca më 7 maj.
Këngëtarja dhe modelja italiane pohoi se superylli portugez ishte i dashuri i saj i parë dhe e përshkroi atë si “një histori të bukur, intensive, që e mbaj në zemër”.
“Isha 20 apo 21 vjeçe, isha në Sardenjë në një event, e takova me atë rast, ai u afrua me mua, filloi të më vardisej dhe shkëmbyem numrat e telefonit. Kështu filloi kjo histori e vogël”, ka shpjeguar në intervistë.
“Nuk e dija as kush ishte. Unë isha me menaxherin tim që më tha ‘Shiko kush është’ dhe e pyeta se kush ishte. Ai më shpjegoi se ishte një nga futbollistët më të mirë në botë,” vazhdoi Fico.
Kjo nuk është hera e parë që Raffaella Fico flet për dashurinë e saj për ikonën 39-vjeçare. Në një intervistë të vitit 2018 me Novella 2000, ajo tha:
“Isha marrëzisht e dashuruar me Cristiano Ronaldon për 11 muaj. Ai ishte një djalë normal, i thjeshtë dhe i qetë”.