Manchester City ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e Julian Alvarez, që dy javë më parë u largua tek Atletico Madrid. Sipas “The Athletic”, emri surprizë që mund të afrohet të “citizens” është një islandez.
Duket se kampionët e Anglisë po lëvizin me shpejtësi për të nënshkruar me talentin e lakmuar Orri Oskarsson, që aktualisht luan me FC Copenhagen në Danimarkë. 19-vjeçari islandez pritet të jetë zëvendësuesi i Erling Haaland.
Oskarsson ka rënë në sy me 6 gola në 9 paraqitje zyrtare këtë sezon me skuadrën daneze, duke përfunduar në shënjestrën e Manchester City. Pritet që lojtari të transferohet në Premier League për 20 milionë euro para mbylljes së merkatos.
Sulmuesi ka realizuare dhe dy gola në 8 ndeshje me kombëtaren e Islandës, një futbollist që konsiderohet një talent.