Manchester United është në prag të mbylljes së blerjes se manuel Ugarte nga PSG për 52 milionë euro.
Djajtë e Kuq e kanë ndjekur 23-vjeçarin gjatë gjithë verës dhe duket se do ta mbyllë operacionin në orët e ardhshme pas mes dy klubeve është arritur marrëveshja.
United ka qenë mjaft i zënë, me një numër largimesh dhe afrimesh në këtë merkato.
Ata kanë lënë të largohen lojtarë si Mason Greenëood, Aaron Ëan-Bissaka, Ëilly Kambëala, Facundo Pelestri dhe Donny van de Beek. Të tjerë si Raphael Varane janë larguar nga klubi me kosto zero.
Djajtë e Kuq kanë forcuar gjithashtu mbrojtjen, duke nënshkruar me Leny Yoro, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui.
Në sulm, ata kanë nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna, dhe tani duan të shtojnë një mesfushor.