Presidenti i Athletic Bilbao, Jon Uriarte, ka kritikuar Barcelona-n për qëndrimin e mbajtur ndaj Nico Williams.
Williams i është përkushtuar Athletic, por komentet e vazhdueshme publike nga drejtuesit e Barçës kanë acaruar Uriarte-n.
Pas humbjes të së shtunës ndaj Barçës, Uriarte tha:
“Ne jemi të qetë. Është e natyrshme që lojtarët tanë të ngjallin interes në merkato. Është normale që rasti i Nico të jetë në qendër të vëmendjes, por ka gjëra që nuk na pëlqyen si mungesa e respektit ose supozimet që nuk duhet të ndodhin.
“Por duhet bërë me respekt.
“Më pëlqyen fjalët e Hansi Flick kur tha se nuk do të fliste për Nico-n sepse ai është një lojtar që i përket një klubi tjetër”.