Pasi ka finalizuar shitjen e Federico Chiesa te Liverpool-i për 15 milionë euro, duke përfshirë bonuset, Juventus tani është gati të finalizojë blerjen e fundit të madhe të kësaj merkatoje. Në orët në vijim do të realizohen negociatat me Manchester United për përcaktimin e marrëveshjes së Sancho, lojtar që Cristiano Giuntoli dëshiron ta marrë me formulën e rëndë të huazimit.
Sancho, i kërkuar gjithashtu nga Chelsea si shkëmbim i mundshëm me Raheem Sterling, aktualisht është i lidhur me “Djajtë e Kuq” me kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Filip Kostic mbetet ende te Juventusi, edhe pse nuk figuron në planet e trajnerit Motta. Anësori i djathtë serb refuzoi ofertën e Fiorentinës së fundi. Megjithatë, sot është dita e Teun Koopmeiners, mesfushorit holandez, i cili mbërriti përgjithmonë nga Atalanta për gati 60 milionë euro.