Merr fund ëndrra për Barcelona-n, Deco provon të bëjë një “shpikje” në minutën e fundit

29 Gusht 2024
14:40
Denis Hakanaj
back button

Nuk do të ketë asnjë blerje të madhe në minutën e fundit për Barcelona-n.

Joan Laporta i ka thënë lamtumirë, të paktën për momentin, ëndrrës për të marrë njërin mes Nico Williams dhe Rafael Leao, dy lojtarë që katalanasit kanë ndjekur për një kohë të gjatë, por pa bërë një ofertë konkrete.

Katalanasit shpresuan për një kohë të gjatë te mbyllja e marrëveshjes me Nike para mbylljes së merkatos për të qenë brenda kritereve të fair play-it financiar, por marrëveshja e re sponsorizuese do të zyrtarizohet pas mbylljes së merkatos.

Sponsorizimi do të kishte qenë thelbësor sepse do të kishte futur në arkat e Barcelona-s një shumë të konsiderueshme parash për të marrë njërin nga dy lojtarët e lartpërmendur.

Në fund, nuk ndodhi dhe kjo prishi planet e klubit.

Megjithatë, Deco do të provojë të shpikë një goditje në minutën e fundit: objektivi i parë është një qendërmbrojtës, por është edhe opsioni për të marrë një mesfushor pas dëmtimit të Berna.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit