Pasi publikoi listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Belgjikës, trajneri Didier Deschamps foli në konferencën për shtyp: “Ne po fillojmë një cikël të ri me këto ndeshje të Ligës së Kombeve”.
Bilanci i “Euro 2024”: “Natyrisht është e rëndësishme të bëjmë një bilanc, si gjithmonë. Duhet të shohim se çfarë shkoi mirë dhe keq. Arritëm në gjysmëfinale, por nuk jemi të kënaqur. E dimë që ishte një zhgënjim”.
Ndeshja me axurrët: “Italia mbetet një kombëtare e madhe, e cila ka hasur në disa vështirësi. Për këtë kam folur me Spalletti, do të më pëlqente të luaja në Torino në vend të Milanos”.
Trajneri francez komentoi edhe listën e publikuar për ndeshjet e shtatorit: “Mbetja jashtë e Benjamin Pavard? Nuk është asgjë përfundimtare, nuk ka konkurrencë në klubin e tij. Adrien Rabiot duhet të gjejë skuadër. Ai ka kërkesa, por duhet të bëjë një zgjedhje. Shpresoj të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”.
Thirrja e Kone: “E kemi ndjekur atë për një kohë. Na pëlqen për atë që po bën me klubin e tij, por mund të ndryshojë ekip deri të premten”.
Nuk ka pushim për Mbappe: “Nuk e di nga e keni këtë informacion, se ai paska kërkuar të pushojë. Kam folur me Kylian. Ajo që mund të them është se ekziston gjithmonë problemi i kalendarit të ngjeshur me ndeshje, sidomos me formatin e ri të Champions League që do të inaugurohet. Ai ka shënuar gjithmonë gola, do të zhbllokohet edhe në Madrid”.