U transferua në Arabi, mbrojtësi portugez me “kokën pas” për një rikthim te Barcelona

30 Gusht 2024
8:41
Telesport
back button

Joao Cancelo përfundimisht u largua nga Europa dhe u vendos në Ligën Arabe. Anësori portugez u zyrtarizua dje si nënshkrimi i ri i Al-Hilal, i cili pagoi rreth 25 milionë euro te Manchester City.

Një zgjedhje e diktuar edhe nga fakti se ekipi i Barcelonës, ku luajti sezonin e kaluar i huazua, nuk kishte ndërmend të paguante këtë shumë për të. Megjithatë, pas nënshkrimit, Cancelo ishte i prirur t’u dërgonte një mesazh tifozëve katalanas.

Në një postim në Instagram, ai u shfaq i veshur me fanellën e Barcelonës, me shkrimin “Visca el Barça siempre”, (Jetë të gjatë gjithmonë Barcelonës). Një mesazh që tregon se Cancelo do të rikthehej me dëshiorë në Katalonjë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit